Ia grabisin kuletën me para dhe largohen në drejtim të panjohur

Në fshatin Besi të Prishtinës një personi i janë grabitur disa të holla dhe dokumente.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar raporton se deri sa ishte duke lëvizur në drejtim të shtëpisë së tij është ndalur nga dy të dyshuar të maskuar dhe të njëjtit ia kishin marrë nga xhepi kuletën me para rreth 130 euro si dhe dokumentet personale”, njofton raporti policor.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Po ashtu, rasti duke u hetuar nga njësitë relavante.