I vihet flaka eskavatorit në Shtërpcë

Policia e Kosovës njofton se në Shtërpcë ankuesi mashkull ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një ekskavatori, i cili është djegur.

Sipas raportit policor njësiti i hetuesisë dhe krimteknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se ishte dëmtuar edhe një ekskavator tjetër.