I telefonon ndihmës së shpejtë dhe pranon se ka mbytur gruan, burri nga Britania habit operatorin me arsyetimin banal

Gjatë transmetimit të serisë për ndihmën e shpejtë në Britani të Madhe, një burrë është filmuar duke pranuar se ka vrarë gruan e tij.

Në serialin dokumentar operatori Frank kishte pranuar një telefonatë rrëqethëse. Duke parë se situata ishte shumë e tensionuar, Frank është munduar ta ndihmojë burrin i cili i shpjegon se si nuk po mund të kujdeset për gruan e tij të moshuar

 

 

 

 

 

E disa sekonda më pas pranon se me një shufër të hekurt e ka mbytur, pasi ajo ishte e palëvizshme për shkak të një sëmundje të rëndë.

“Ju keni mbytur gruan tuaj? Më tregoni saktë çfarë ka ndodhur”, dëgjohet operatori Frank duke biseduar me burrin.

“Ajo nuk mund të ec, dhe tërë kohën qëndron në shtrat. Nuk po mund të pajtohem me këtë, për këtë arsye e kam mbytur”, është përgjigjur burri që i kishte telefonuar ndihmës së shpejtë.

Frank sërish e pyeti nëse është afër gruas, ndërsa burri pranon se është 86-vjeç dhe se nuk ka përdorur armë për ta mbytur