“I mblodha me batanije”, Haradinaj tregon vrasjen e tre shokëve në luftë nga predhat serbe

Kosova festoi 12 vjetorin e pavarësisë në 17 shkurt. Megjithatë, ndonëse sot shteti i ri i Kosovës aspiron në rrugën e integrimit euro-atlantik, plagët e luftës dhe kujtimet e saj nuk mund të harrohen. Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Tempora”, Sonila Meço udhëtoi drejt Kosovës, Deçanit, në këtë ditë të rëndësishme, ku zhvilloi një intervistë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pasoi me një karrierë të rëndësishme në politikë, rrëfen kujtime nga lufta kundër ushtrisë serbe, ngjarje që kanë shënuar jetën e tij. Haradinaj e nis me një kujtim, ku tregon nisjen e luftës frontale në Deçan, që sipas “Rambos” ishte një nga epiqendrat e luftës.

Haradinaj: Kosova nuk është vetëm vetvetja, por e gjithë bashkëkombasve. Rruga jonë për liri ka pasur sakrificë të madhe, një pjesë e tyre janë dëshmorë. Me disa prej tyre jam rritur. Historia e kësaj vendvarreze është se në gusht të vitit 1998, tre bashkëluftëtarë të mij janë vrarë këtu në shkollën e fshatit. Kur mbyllëm ditën e luftimit nuk munda t`i lija trupat e tyre ashtu dhe shkova i mblodha me batanije sepse trupat ishin djegur nga predha. I kemi mbledhur, dhe i kemi sjellë këtu. Nga trupt e tyre dilnin insekte, të cilët mu ngjitën e mua. Pasi i solla trupat te varreza, kam vrapuar drejt lumit të lahem. Këtu ku ndodhemi ka qenë një nga epiqendrat e luftës. Këtu ka filluar në 24 mars 1998 lufta frontale dhe ka zgjatur deri në qershor