I kërkuar për vrasje, Radojiçiq paraqitet në ndeshjen që s’u lejua të zhvillohej në Kosovë

I dyshuar për vrasjen e ish-liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq por paraqitet në ngjarje sportive në Serbi.

 

Milan Radojiçiq është parë në ndeshjen e zhvilluar në Serbi mes Crvena Zvezdës dhe Trepçës ilegale në kuadër të kupës së Serbisë.

Radojiçiq i kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është edhe kryetar i Federatës ilegale paralele të futbollit në Kosovë.

Fletëarresti i lëshuar ndaj tij, siç duket nuk po i bën aspak përshtypje teksa ai del haptaz në publik.

Milan Radojiçiq cilësohet si njëri ndër “shefat” e krimit në veri të Kosovës.

Në të kaluarën, Radojiçiq kishte pasur disa takime me ish-kryeministrin Haradinaj në zyrën e këtij të fundit, ndërsa në ndërtesën e Qeverisë ai kishte hyrë si nënkryetar i Listës Serbe.

Ndeshja Crvena Zvezda ishte planifikuar të zhvillohej në Kosovë, mirëpo Njësiti Special i Kosovës nuk e kishte lejuar hyrjen e tifozëve dhe ekipit serb në kufi.

Lexo edhe: