I ishte refuzuar azili, shqiptari terrorizon Oslon (Video)

Një shqiptar ka terrorizuar për disa orë policinë e Oslos, në Norvegji, ku pasi kishte hipur në tarracën e një ndërtese, kërcënonte se do të hidhej, sepse i ishte refuzuar azili në këtë shtet.

Ai pretendon se është në gjakmarrje dhe nëse kthehet në Shqipëri do të mund të vritet.

Mësohet se pas disa orë negociata, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka pranuar që të zbres nga pallati, nga ku po kërcënonte të hidhej, duke kthyer normalitetin në kryeqytet, pasi e gjithë zona ishte e bllokuar, raporton TCH.

https://