I dërguari i Trump për dialogun takon krerët e partive politike në Prishtinë (VIDEO)

Para se t’i nisë takimet u ndal për pakëz pushim në një lokal në kryeqytet.

 

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan, Donald Trump për  dialogun Kosovë –Serbi, Richard Grenell, erdhi në Prishtinë, pa u bërë një javë që kur e mori këtë detyrë.

Ambasadori aktual në Gjermani, kishte kërkuar që vizita e tij të bëhet pa pompozitet në aspektin e sigurisë, andaj edhe rrugën deri në Presidencë vendosi ta bëjë në këmbë.

Stacion tjetër nga zyra e Kryetarit të shtetit, mysafiri nga Uashingtoni  e ka ambasadën e shtetit të tij në Kryeqendrën kosovare ku prit krerët e partive kosovare.