Hoxhaj: Serbia përmes shitjes ilegale të armëve, po blen çnjohjet për Kosovën

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia po vazhdon fushatën e saj kundër Kosovës.

 

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.

“Kampanja lobuese e Serbisë kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vuçiqit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.