Hoti: Paraqitja e Kosovës në Bruksel s’ka qenë asnjëherë më e dobët se sot

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti,  e ka quajtur paraqitjen më të dobët të mundshmen atë të ekipit negociator sot në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se ky ekip negociator është thjeshtë dekor për të maskuar legjitimitetin e koalicionit të PAN-it dhe se sipas tij i njëjti nuk ka fuqi të marrë vendime për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Paraqitja e Kosovës sot në Bruksel asnjëherë nuk ka qenë më e dobët, më jo legjitim dhe me premisa për të shkaktuar më shumë dëme.
Ky ekip negociator, me përfshirjen e PSD-së, është thjeshtë dekor për të maskuar mungesën e legjitimitetit të Koalicionit PAN.
Në këtë format si është, ky ekip nuk ka fuqi të marrë vendime apo të kundërshtoj, dhe as të punoj unik. Rrjedhimisht, nuk mund të mbrojë interesat tona.
Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një delegacion i Kosovës të shkojë në Bruksel me qëllime kaq të paqarta dhe enigmatike sa ky ekip “negociator” dekorues.