Hoti ia përmend Kurtit linçimet ndaj SHBA-ve, thotë se dialogu është i pashmangshëm

Kandidati për kryeministër në qeverinë e re që pritet të votohet në Kuvend, Avdullah Hoti, ka folur edhe për procesin e dialogut, për të cilin ai tha se do të marrë përgjegjësi.

Hoti në Kuvend tha se qeveria e tij në dialogun me Serbinë do ta respektojë Kushtetutën në plotni.

Sipas tij, marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë do të bazohet në njohje reciproke dhe do t’i sigurojë Kosovës anëtarësimin në OKB.

“Ne do ta respektojmë Kushtetutën në plotni gjatë këtyre bisedimeve. Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë do të bazohet në njohje reciproke mes këtyre dy shteteve. Në këtë mënyrë do të mundosohet anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe do të mund. Ky dialog kërkon një bashkërendim të plotë mes institucioneve, ku roli i opozitës është i pashmangshëm. Në dialog duhet të jemi të gjithë së bashku. Së bashku duhet të jemi edhe në Kuvendin e Kosovës ku do të bëhet ratifikimi i marëveshjes. Opozita duhet të ketë rol udhëheqës. Qeveria e cilëson të pandashëm rolin e SHBA-ve dhe BE-së në dialog. Ruajtja dhe fuqimi i partneritetit me SHBA-të dhe BE-të është i domosdoshëm për të rrumbullaksuar suksesshëm dialogun me Serbinë”, ka thënë ai.

Hoti foli edhe për raportet e acaruara me SHBA-të dhe sjelljen e qeverisë Kurti me SHBA-të.

“Marrja e përgjegjësisë në një kohë kur raportet tona janë të acaruara është sfidë shumë e madhe .Fushata e paprecedentë ndaj adminsitratës amerikane me fyerje e lincime është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës. Kjo qasje duhet të marrë fund përgjithmonë. Ne sigurojmë që qeveria nuk do të lejojë të bëhet sponsor i sulmeve ndaj mediave dhe atyre që kritikojnë. Askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar nga qeveria e vet”, tha tutje ai.