Homazhe në varret e zbrazëta (Video)

Të vetmet këto pllaka të varrit me emrat e të humburve kanë ngushëlluar për 16 vjet familjarët e Çikatovës së Vjetër të Komunës së Drenasit.

Çdo 17 prill në ditën e dëshmorëve të Komunës së Drenasit familjarët kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në varrezat e zbrazëta.

Por nga dita e premte, për familjarët e kësaj zone do të marrë fund ky homazh pa trupa të më të dashurve të tyre, pasi që me 17 prill të këtij viti pas 16 vjetësh do të kthehen në tokën e tyre mbetjet mortore të 20 martirëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në fshatin Çikatovë e Vjetër gjatë luftës kanë humbur jetës 48 persona ku vetëm me datën 17 kanë janë vrarë 24.

Me ardhjen e mbetjeve mortore të 20 viktimave të prillit 99-tës, të gjithë martirët janë në vatrën e tyre.