Historia e dhimbshme e kosovarit që mori hak ndaj serbëve për vrasjen e gjyshit

Biografia e një njeriu kosovar i cili jeton në kryeqytet është me plotë sfida dhe plagë shpirtërore që ka përjetuar gjatë kohës sa kishte  qenë fëmijë. Ndonëse çdo njeri në jetë ballafaqohet me dhimbje trupore dhe shpirtërore, përderisa ajo trupore shërohet më lehtë, kjo e fundit vështirë që mund të ketë shërim.

Bëhet fjalë për, Azem Makollin që ka rrëfyer se si ja  kanë vra gjyshin në vitin 1945 serbët dhe po ashtu e  kanë përsekutuar familjen e tij.

I ndjeri quhet, Brahim Sheshivari, shkruan Indeksonline.

Makolli këtë dhimbje e kishte përjetuar në  fshatin Herticë të Komunës së Podujevës, ku edhe ka lindur.

Ai përmes një video të gjatë ka treguar gjithë historinë se si ka ndodhur ngjarja deri tek vrasja e gjyshit të tij nga serbët. Në atë kohë kishte pasur shumë  plane e torturime nga serbët që ju kishin bërë shqiptarëve. Makolli ka treguar se gjyshin ja kanë vra pasi që e kanë kuptu se i njëjti kishte punuar kundër Serbisë.

Por,  Makolli si fëmijë çdo herë e kishte menduar që do të merrte hakun e gjyshit të tij. Ai pasi që është rritur ka shkuar së bashku me disa shokë në fshatin Orllan për ta vrarë Dushan Radojeviçin, njeriun  nga Turuqica që kishte  qenë vrasësi i Brahim Sheshivarit (Gjyshit të Azemit).

Pas saj, Azemi  ishte dorëzuar në Polici ku kishte qëndruar në burgun “Goliotokit” të Kroacisë afër 15 vite.

Në burg ai kishte takuar disa njerëz shqiptarë, të cilët ishin të dënuar për shumë vepra të ndryshme. Ai përmend Shaban Shalën që kishte qenë i dënuar për flamur.

Më poshtë mund të shikoni videon e plotë që qarkullon në rrjete sociale të këtij rrëfimi të Azem Makollit për vrasjen e gjyshit të tij nga serbët: