Hilary Clinton uron Kosovën përmes një video-mesazhi

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton, përmes një video-mesazhi nga Amerika i është drejtuar Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Prishtinë për 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s. Përmes këtij mesazhi, Hilary Clinton ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e meritojnë pavarësinë dhe paqen.

Në lidhje me rolin dhe të ardhmen e NATO-s, Clinton tha se viteve të fundit ka dëgjuar që e vënë në dyshim rolin, mision dhe ekzistencën e NATO-s në shekullin e XXI.

“Ne e dimë se Aleanca e NATO-s mbetet esenciale për mbrojtjen e lirive të cilat janë fituar. Dhe ne nuk duhet shikojmë tutje, por të ndalemi këtu në Kosovë, për të na përkujtuar vetveten për fuqinë e saj. Ju asnjëherë nuk duhet të nënvlerësoni këtë”, tha Clinton.

“Unë nuk isha në gjendje të isha me ju në shënimin e këtij përvjetori, mirëpo ju tregoj se ju jeni në mendimet e mia”, tha Clinton.