Hazir Boroci mposht Bardhyl Metajn

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Tretë të LDK’së, “Dega e Presidentit Rugova” Prishtinë, në garën për kryetar dege, Hazir Borovci e ka fituar kundër Bardhyl Metës me rezultat 61 me 40 vota
Po ashtu, në kuvend janë zgjedhur edhe anëtaret e kryesisë si dhe 14 delegatë për Kuvendin Qendror Zgjedhor të LDK’së, transmeton rtklive.

Sipas një komunikate për media të kësaj dege, kryetari i sapo zgjedhur, Hazir Borovci, thuhet të ketë premtuar se do punoj me tërë forcën për të mirën e degës dhe elektoratit të saj.
Këtë Kuvend Zgjedhor e kanë përshëndetur edhe sekretari i LDK’së, Ismet Beqiri dhe kryetari i saj, njëherësh kryeministër i vendit Isa Mustafa.

Arban Abrashi ka qenë më i votuari në listën për delegatë, duke lënë pas me vota Vjosa Osmanin, Skënder Hysenin, Ukë Rugovën, Sokol Havollin, e të tjerë që morën votat për t’u bërë delegatë.