Haxhiu publikon ftesën e OVL e UÇK-së pas akuzave se nuk i ftuan

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se është ftuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në takimin e ekipit punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

 

Ajo tha se kjo organizatë nuk ka qenë e pranishme ne takim dhe se është akuzuar padrejtësisht se nuk e ka ftuar.

Për këtë ajo ka publikuar edhe emailin e ftesës duke thënë se kjo nuk qëndron.

Postimi i plotë:

Sqarim

Javën e shkuar, kemi pranuar propozimet e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave e shoqatave në ekipin punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Dje kemi mbajtur takimin e parë të Ekipit.
Të gjithë të ftuarit, ishin të pranishëm, përveç përfaqësuesja e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesi i OVL – UÇK-së.

Sot, u akuzuam nga përfaqësuesit e organizatës që nuk i kemi ftuar në takimin e djeshëm.

Kjo nuk qëndron.

Në vijim gjeni dëshminë për ftesën që kanë pasur e pranuar.