Haxhiu: Anulimi i procesit të noterisë s’ishte hakmarrje ndaj askujt

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se gjykata nuk e ka pezulluar vendimin për anulimin e konkursit të noterëve, teksa ka refuzuar një kërkesë për masë të përkohshme.

 

“Në ditët e para si Ministre, procesin e noterisë i cili ishte përcjellur me shumë shkelje, e kam anuluar. Pas kësaj, vendimi i njëjtë ishte kontestuar në Gjykatën Themelore nga disa kandidatë. Shumë prej tyre ishin të nxitur nga ish Ministri i Drejtësisë”, është shprehur ajo në Facebook.

“Sot, kuptova që Gjykata, departamenti administrativ, ka refuzuar një kërkesë për masë të sigurisë, gjë që e vlerësoj”.

“Anulimi i këtij procesi nuk ishte hakmarrje ndaj askujt por veprim i duhur për kthim të ligjshmërisë”.

“Procese të tilla të komprometuara nuk duhet të legjitimohen”.