Havolli: Kusht kryesor për liberalizimin e vizave është lufta kundër korrupsioniy

Sipas Drejtorit të AKK-së, pas demarkacionit kusht kryesor per liberalizimin e vizave është edhe lufta kundër korrupsionit, Havolli u shpreh se Agjencia kundër korrupsionit ka luftuar mjaftueshëm sa i përket parandalimit të korrupsionit madje tha se muajin e kaluar kanë botuar edhe raportin vjetor të punës së AKK-së, ku e kanë dërguar edhe në Kuvend.

Ndër të tjera, Havolli tha se gjatë punës 1 vjeqare ata kanë shfaqur sukses në hetimin dhe parandalimit e korrupsionit ,në fushën e konflikt interesit si dhe fushën e prokurorimit publik.

E sa i përket rasteve të hetimit ata kanë dërguar në prokurori përkatese 81 kallëzime penale që lidhen me drejtëpërdrejtë në deklarim të pasurisë, me keqpërdorim të pozitës zyrtare e çështje tjera , kurse 18 raste janë dërguar për shkelje administrative përderisa janë mbyllur 92 rastedhe  139 janë ende nën hetime e poashtu janë dërguar 18 raste ne polici për hetime shtesë.