Hashim Thaçi : Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.

Presidenti Hashim Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka dënuar shprehjen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve nga krerët e Serbisë, siç ishte rasti i fundit i ministrit Ivan Tedosijeviç, siç e quajti masakrën e Reçakut trillim .

Presidenti Thaçi ka thënë të mohosh gjenocidin e serbëve ndaj shqiptarëve është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.

“Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë.Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare!Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin”, tha Thaçi.