Haradinaj u ftua nga komandant, s’ka vizë (Video)

Ambasada amerikane ende nuk i ka lëshuar vizë, kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt për të marr pjesë në Lutjet e mëngjesit dhe në një ngjarje në IOËA.
Shqetësues është fakti se Haradinaj pritej të merrte pjesë ditën e enjte në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Ioëa, Timothy E. Orr, nga i cili edhe mori ftesë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar dhe në lidhje me kërkesën për vizë për SHBA.
Kurse zëdhënësi i ambasadës amerikane në Kosovë, Richard Mei, në një përgjigje të dhënë për TribunaChannel nuk ka dashur fare të komentojë këtë.
“Ambasada nuk komenton në raste individuale të vizave për shkak të ligjeve tona të privatësisë të të dhënave.”
Të kontaktuar nga Tribuna Channel, kabineti kryeministrit, thonë se nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me këtë çështje. Ndryshe, Tribuna Channel mëson se është dërguar një listë me emra për aplikim për viza për Amerikë, katër prej tyre u janë dhënë vizat e të tjerët janë lënë në pritje.

Për më shumë ndiqeni kronikën: