Haradinaj thotë se Mitrovica është lënë anash në dekadat e fundit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka takuar 20 biznesmenë nga Mitrovica.
Haradinaj ka thënë se Mitrovica dikur ishte shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik ndërsa tani është lënë anash.

“Tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Një takim konstruktiv me përfaqësuesit e mbi 20 bizneseve nga Mitrovica. Dikur shtyllë e fortë e zhvillimit ekonomik, Mitrovica është lënë anash në këto dekadat e fundit. Por tani është momenti i kthesës, sepse ua kemi borxh këtij qyteti dhe këtyre njerëzve.

Politikat e reja fiskale dhe fokusimi intenziv i institucioneve në temat e ekonomisë, janë epokë e re, që na çojnë drejt zhvillimit ekonomik.

Dhe bashkë duhet të angazhohemi drejt këtij zhvillimi, siç duhet të angazhohemi edhe në integrimin e pjesës tjetër të qytetit, përmes projekteve ekonomike.