Haradinaj: Tani na pret beteja e re e dijes

Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 marsit.

Ai thotë se një komb është i fortë kur ka të zhvilluar arsimin.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Një komb është i fortë e i zhvilluar për aq sa është i përparuar sistemi i tij i edukimit.

Sot në Ditën e Mësuesit, secili nga ne kërkon fjalët më të bukura e domethënëse për mësueset dhe mësuesit, që na kanë ndihmuar të ecim në rrugën jetësore!

Kosova është rasti më unik në botë për arsim paralel, kur ishte i ndaluar për shqiptarët!

Tani na pret beteja e re e dijes, me heronjtë e rinj, të Kosovës së re!

Urime dhe falemnderit mësuesve të te gjithë brezave!

RH