Haradinaj: Taksen nuk e heqim, nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit të orëve të vona që kishte me krerët e shtetit, tha se kanë diskutuar në lidhje me taksën, ku përsëriti se pavarësisht të gjithave, taksa nuk do të largohet.

Sonte në orët e vona është mbajtur një takim i krerëve shtetëror, në një nga kafenetë të kryeqytetit.

Kreu i ekzekutivit tha se dhe ambasadorit amerikan i kanë shpjeguar pozicionin e Kosovës. “Ne e kemi shpjeguar pozicionin tonë. Ne Amerikën e duam, por nuk i nënshtrohemi Serbisë dhe Rusisë”, tha ai.

Ai tregoi, se taksa nuk i është vendosur Amerikës. “E kërkojmë një marrëveshje, por pa u largu taksa. Edhe unë jam për me u largu taksa, por me njohje. I lus amerikanët që të na kuptojnë. Unë do t’i jap përkrahje arritjes së një marrëveshje, por pa shkëmbim të territoreve”, tha Haradinaj për media