Haradinaj takon zv/presidentin e PE-së Wieland, kërkon nga Gjermania mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion nga Gjermania të kryesuar nga zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë këtij takimi është biseduar për procesin e liberalizimit të vizave.

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland, është dëshmi e miqësisë dhe orientimit tonë për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Gjermaninë.
I nderuar ta pres në takim z. Wieland dhe një delegacion të përfaqësuesve politik të CDU-së nga Baden Wuerttemberg, ndërmarrës dhe ekspert nga arsimi, të cilët i falënderova për përkushtimin e treguar në projektet e përbashkëta Kosovë – Gjermani, në veçanti për mbështetjen e vendit në procesin e liberalizimit të vizave, duke kërkuar përkrahje edhe në këtë etapë të fundit drejt lëvizjes së lirë.

Përvoja e këmbimit të nxënësve përmes Education Unlimited dhe programe të tjera të kësaj natyre, kanë sjellë një mundësi të mirë për nxënësit tanë, të avancojnë më shumë në shkollim dhe mundësi të tjera për të ardhmen akademike. Shpreha përkushtimin tim, për ta vazhduar këtë bashkëpunim në fushën e arsimit, por edhe në fushën e ekonomisë dhe politikës, me shtetin mik të Kosovës, Gjermaninë.