Haradinaj: Takimi i ftuar nga Merkeli nuk mund të quhet i fshehtë

Gjatë një konferencë për media, shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se takimi i ftuar nga Merkel për dy palët Kosovë-Serbi nuk mund të quhet një takim i fshehtë, por takim i punës, raporton EkonomiaOnline.

“Një takim i ftuar nga Merkel dhe njerëz më të anëtarë saj për palët e dialogut teknik mund të quhet takim i punës, por nuk mund të quhet takim i fshehtë”.

Sa i përket vendimit të bordit të Telekomit për shkëputjen e kontratës me Zmobile, Haradinaj u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk mund të ndajë mjete për Telekomin, dhe se bordi dhe menaxhmenti duhet të japë përgjegjësi.

“Unë nuk marr vendime në Telekom por duhet të marrë përgjegjësi çdo kush për çdo veprim që bën gjatë qeverisë Haradinaj. Nuk mundet Qeveria me dhanë pare për telekomin se edhe ashtu nuk ka por duhet menaxhmenti dhe bordi me marrë përgjegjësi”.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se katastrofa humanitare në veri të Mitrovicës që është paralajmëruar, është skenar i planifikuar, raporton lajmi.net.

Haradinaj për këtë ka thënë se Qeveria ka prova dhe kanë parë që persona të caktuar duke i fshehur produktet ushqimore nëpër shtëpi.

“Ne jemi në dijeni për këtë plan të tillë. Ne nuk do lejojmë që të mungon asnjë produkt por edhe do i dekonspirojmë këto projekte të tilla që janë të quditshme dhe që nuk i takojnë këtij shekulli. Ekziston një tendencë që si Kosovë me na detyru me i mbyllë sytë ndaj kontrabandës. Ne nuk guxojmë me e leju kontrabandën në atë që quhet linja e gjelbër”.

Sipas Haradinajt nese Serbia dëshiron marrëdhënie ekonomike me Kosovën, duhet ta njoh atë.

“Nuk mundesh me ia mohu ekzistencën Kosovës dhe me ia mohu tregun. Nëse Serbia dëshiron marrëdhënie ekonomike me Kosovën, duhet ta njohë Kosovën”.