Haradinaj: Suedia, mike dhe mbështetëse e madhe e Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot ka pritur një delegacion nga Ministria e Jashtme e Suedisë të kryesuar nga Johanna Stromquist, shefe e Seksionit të Evropës Juglindore dhe Zgjerimit të BE-së në Ministrinë për Punë të Jashtme të Suedisë.

Haradinaj deklaroi pas takimit se kanë biseduar për të arriturat e Kosovës, sfidat dhe rrugën euroatlantike të vendit.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi, në rrugën tonë drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe familjen e madhe evropiane dhe fuqizimin e partneritetit mes dyja vendeve, në fushat me interes të përbashkët”, u shpreh Haradinaj.