Haradinaj nuk i frikësohet ’tradhtisë” së Veselit (Video)

Lideri i AAK-së, njëherit edhe kandidati për kryeministër të vendit Ramush Haradinaj, tha se iu bashkua PDK-së, pasi që mundësia që dikush nga opozita ta udhëheq vendin, ishte minimale, pas bashkimit të AKR-së me LDK-në.

Ai këto komente i bëri në prezantimin e anëtarit të ri të AAK-së,   gazetarit  Arbër Vllahiu, i cili nga tash do të jetë  këshilltar i Haradinajt.

Ndërkaq i pyetur se e frikëson fakti që PDK-ja mund ta rrëzoj edhe Qeverinë e Haradinajt,  ashtu siç bëri me atë të Mustafës, Haradinaj tha se tashmë ai është mësuar të rrëzohet dhe të ngrihet përsëri. .

Ndërsa  Vllahiu i cili iu bashkua  AAK-së tha  se e ka parë këtë parti  si shtëpinë dhe adresën e duhur, të ecin përpara, drejt zhvillimit të vendit.

Për më shumë ndiqeni kronikën