Haradinaj nis festën me pjesëtarët e policisë, u shërben pije

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, tashmë e ka bërë traditë që ditët festive ti nis me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe sot, me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku ju ka shërbyer pije pjesëtarëve të policisë.

“Urime” ka qenë mbishkrimi që Haradinaj u ka vendosur disa fotografive që i ka publikuar në rrjetin social Facebook.