Haradinaj në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit: Vuçiqi ta njohë Kosovën me këta kufij që kemi

Në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, pasi që forcat e NATO-s, ndërhynë në Kosovë, foli edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai falënderoi Amerikën dhe të gjithë për kontributin që e kanë dhënë që Kosova të jetë këtu ku është sot.

“President Clinton, jeni në shtëpinë e juaj. Zoti e bekoftë Kosovën. Ju me avionët tuaj i ndalet trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik. Sot një popull ju falënderojmë gjithë jetën”, ka deklaruar Haradinaj.

Edhe kësaj here Kryeministri i Kosovës, përmendi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën me këta kufij që ka.

“Paqen e bëjnë të guximshmit, e ne guxojmë me u pajtua me Serbinë. I bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe Vuciqit që ta njeh Kosovën në kufijtë aktual. Në mënyrë që ne të qeverisim, të punojmë më shumë, në luftimin e korrupsionit, forcimin e vendit dhe ligjit në vendin tonë.Kosova është e gatshme me u pajtu dhe si e tillë i bënë thirrje për pajtim Serbisë”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.