Haradinaj kujton betejën e Shqiponjës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar betejën e Shqiponjës, duke thënë se kjo ngjarje do të mbetet gjithmonë në kujtesë për nga përmasat dhe forca e qëndresës.

“Ka ngjarje në historinë e popujve, të cilat për nga përmasat dhe forca e qëndresës, mbeten përgjithmonë në kujtesë, si udhërrëfyese për kohën e vet dhe për shekujt që vijnë. E tillë është beteja e lavdishme e Shqiponjës, ku u dha kushtrimi nga viganët e Brigadës 132 “Myrtë Zeneli” dhe asaj 135 “Agim Zeneli” dhe u shkrepën krismat e para të lirisë”, ka shkruar Haradinaj, përcjell KosovaPress.

I pari i ekzekutivit tutje ka thënë se sakrifica e pashembullt për çlirim ishte rruga deri te nderi që Shqiponjës i dha emër, të cilin trimat e vendit e kanë gdhendur me zjarr.

“Lavdi dëshmorëve të lirisë”, përfundoi Haradinaj.