Haradinaj: Kosova është në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me ambasadorët e shteteve të Quint-it dhe shefen e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova.

Sipas Haradinajt në këtë takim janë pajtuar se Kosova është  në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare.

“Përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë dhe së bashku po punojmë në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.