Haradinaj fton LDK-në dhe VV-në: Nuk duhet të dobësohet kombëtarja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka komentuar qëndrimet e Serbisë karshi Kosovës, sa i përket taksës për mallrat serbe, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj thotë se edhe po të kthehen në qëndrimet të Bashkimit Evropian, nuk ka se çfarë të iu bëjë.

Në një konferencë për media, kreu i ekzekutivit, pohoi se taksa nuk hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nuk kam ndonjë koment për qëndrimet e Serbisë edhe nëse kthehen në qëndrime të BE-së prapë nuk kam cka me be. Kurr një certifikatë Kosova nuk e ka marr për trupat e pajetë që janë gjetur në Serbi. Kosovës ju ka bë një gjykatë, nëse kështu është qendrimi i tyre, edhe qendrimi im është i qartë, pa qenë njohja në tavolinë ska heqje të takses”, tha Haradinaj.

Ai bëri thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të bashkohen në procesin dialogues të Kosovës.

Sipas tij, në ligën kombëtarë nuk duhet të dobësohet kombëtarja.

Kosova është ulë në tavolinë pa asnjë kusht cdoherë por nuk ka dhënë rezultat. Misioni im është fuqizimi i Kosovës në pozicionin negociues. Unë e ftoj edhe ldk edhe vv që të bashkohën. Janë dy liga që po zhvillohen është ajo e brendshmja dhe ajo e jashtmja dhe ligën kombëtarë nuk duhet me dobësu kombëtarja”, tha  Haradinaj.