Haradinaj: Është gabim vendimi për mbylljen e universiteteve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe ka dal në një konferencë për media me ç’rast është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Duke komentuar deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Serbi Haradinaj tha se ajo deklaratë është në suazën e këshillave.

“Nuk është një përshkrim se çka mund të jetë kompromisi, por është një këshillë që gjeni kompromis. Është diçka e logjikshme një gjë e tillë. Nëse flasim për kompromis është nëse e heqim taksën për njohjen. Mund të jetë kompromis heqja e taksës”, tha Haradinaj.

Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që ua ka ndaluar regjistrimin e studentëve të rinj tri universiteteve publike. Sikurse një ditë më herët për Haradinajn ku vendim është i papranueshëm.

“Për kriteret e akreditimet e programeve ata janë profesionisë dhe i dinë. Por për mua është e papranueshme që maturantët e këtyre vendeve të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Nëse dikush ka menduar se mund ta bëjë këtë që të lejë fëmijët e varfër ose gjysmë të varfër jashtë universitetit, ka gabuar. Këta që po më thonë se je ngutur, unë po them që jam vonuar. Kushdo që e ka bërë këtë gabim është. Po vërejtjet për cilësi, për kritere, por nuk mund të lejojmë që nxënësit të mbesin jashtë”, tha ai. Kryeministri është pyetyr edhe në lidhje me deklaratën e deputetit të Nismës Zafir Berisha i cili ka thënë se autostrada e Dukagjinit mund të jetë ndarje të rrugëve për AAK-në dhe Nismën. “Zgjedhjet janë demokraci, të shëndetshme, kurdo që parlamenti merr vendim. Nuk kemi histori të keqe me zgjedhje. Për mua është jetike autostrada në atë pjesë”, tha Haradinaj.