Haradinaj e Thaçi replikojnë për Preshevën (Video)

Kufijtë e Kosovës janë vendosur me luftë dhe vetëm lufta mund t’i ndryshojë.

Kështu po thotë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili siguron presidentin Thaçi se do ta mbështesin për dialogun Kosovë-Serbi, vetëm për njohje reciproke dhe për kufijtë aktual.

E nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i presidentit Thaçi.

Ky i fundit ka thënë se është kundër ndarjes, por kërkon korrigjim të kufijve në mënyrë paqësore.

Është zotuar edhe një herë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës.

Presidenti i vendit edhe një herë ka paralajmëruar mbajtjen e një referendumi.

Madje ka thënë se po punon që kjo kërkesë e tij të bëhet realitet.

Ndërsa për zhvillimet e fundit përreth liqenit të Ujmanit në veri të Mitrovicës, Haradinaj tha se misioni i NATO-s është garanci dhe ndihmesë për Kosovën.

Ai në fillim ka folur edhe për draft-statutin e Asociacionit të komunave serbe, i cili tha se është dorëzuar nga Grupi punues dhe qeveria e ka për obligim me sjellë atë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: