Haradinaj e mirëpret thirrjen e SHBA-ve për marrëveshje me Serbinë: Taksa nuk na pengon asgjë

Gjatë ditës së sotme doli lajmi se Shtëpia e Bardhë ka kërkuar që të arrihet një marrëveshje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Kosova.info.

Këtë e ka komentuar edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se e mbështet thirrjen e bërë nga Shtëpia e Bardhë për marrëveshje reciproke.

E për këtë marrëveshje tha se asgjë nuk është pengesë taksa.

“Taksa nuk është vendosë me blloku dialogun por sipas masave mbrojtëse ndaj Serbisë për kërcënimet që ka bë në pjesëtarët e ushtrisë dhe pengonte për mallrat e Kosovës etj. Taksa nuk është pengesë, kemi kërkuar një kornizë marrë është për njohje reciproke përfshirë edhe tregtia e lirë. Kërkesa e jonë përputhet me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë që me u heq pengesat. Nuk është pengesë taksa, është mos gatishmëria”, tha Haradinaj në një konferencë për media.