Haradinaj e krahason mbesën e Mehmet Pashë Derrallës me marko Gjuriqin (Video)

Mbesa e Mehmet Pashë Derallës, ish ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit, derisa po fliste në manifestimin për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u largua dhunshëm nga kryeministri Ramush Haradinaj.

E ky i fundit edhe pse u kritikua ashpër për këtë gjest, nuk i ka rënë pishman.

Fjalimin e gruas në fjalë po e konsideron nëpërkëmbje të shtetit.

 

Haradinaj është fort i bindur se me tërheqjen e gruas e ka dëshmuar veten si burrështetas. E krahason marrjen e fjalës së zonjës me arrestimin e Gjuriqit.

 

Shefi i Qeverisë ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj protokollit, duke thënë se nuk ka qenë në nivelin e detyrës duke mos reaguar me kohë.

Mirëpo, ka folur edhe për mundësinë që dikush ta ketë shtyrë ta bëjë këtë gjest.

 

Haradinaj tha se për të respektuar rendin, ligjin, shtetin, e ka dërguar vëllain e tij në burg, derisa ka shkuar edhe vet në Hagë për ta respektuar shtetin, duke dhënë dorëheqje prej shefit të Qeverisë.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: