Hapja e Konsullatës në Hamburg, Dreshaj: Sot po realizohet një nga misionet e mija jetësore

Republika e Kosovës është bërë me Konsullatë të re në Hamburg. Hapja e kësaj Konsullate sigurisht është një lehtësim për qytetarët që jetojnë atje, pasi disa nga ta është dashur që t’i bëjnë deri 300 kilometra rrugë për të marrë shërbime konsullore në Frankfurt.

Këtij lajmi iu është gëzuar shumë biznesmeni dhe ish-deputeti nga Istogu, Gani Dreshaj.

Me hapjen e konsullatës në Hamburg, Dreshaj thotë se po realizohet një nga misionet e tij jetësore.

Përveç tjerash, kjo ka rëndësi të madhe për Dreshajn, pasi në këtë qytet sic thotë edhe ai vet “mori fuqinë jetësore e ekonomike, përmes së cilës sot ndihmon njerëz të ndryshëm”.

Më poshtë statusi i tij:

Sot po realizohet një nga misionet e mija jetësore.

Hapja e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg ka qenë një nga qëllimet që kisha gjithmonë si një kosovar i rritur në Hamburgun e bukur, Hamburgun që më dha fuqinë jetësore e ekonomike që në të njëjtën kohë të kem mundësinë për të ndihmuar Kosovën tonë të dashur.

Ëndrra 36 vjeçare e imja sot po merr formë, andaj e llogaris këtë si një mision të veçantë në jetë.

Dua të uroj të gjithë kosovarët të cilët kanë adresën e tyre diplomatike në Hamburg, ndërsa ambasadorit Beqë Cufaj i uroj suksese të vazhdueshme në punën e tij.