Hamza: Pagat e sektorit publik duhet të rregullohen me ligj (VIDEO)

Ministri i Financave, Bedri Hamza konsideron se pagat e sektorit publik duhet të rregullohen me ligj në mënyrë që mos mbetët hapësirë për keqkuptime ose të kërkohet mendim nga Kushtetuesja.

“Pagat e sektorit publik duhet të rregullohen me ligj. Ka pas një paqartësi juridike, dhe çështja është në Kushtetuese dhe nuk dua të hy andej nëse ka të drejtë apo nuk ka pasur të drejtë”, ka thënë Hamza.

Këto komente ai i ka bërë në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel me Menduh Abazin.