Halimi kërkon kontroll të detergjenteve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Selvije Halimi ka ngritur çështjen e problemit të detergjenteve, të cilat tha se po dëmtojnë shëndetin e qytetarëve tonë.

Ajo tha se po flet në emër të disa qytetarëve të cilët kanë ngritur këtë shqetësim. Halimi ka kërkuar nga Qeveria që t’i kontrollojë detergjentet pluhur dhe ato të aromatizuara se a i përmbajnë përmbajtjet e kërkuara./KosovaPress/