Halil Matoshi e Rron Gjinovci përplasen për LDK-në dhe rolin e Agim Veliut

Analistët politik, Rron Gjonvci dhe Halil Matoshi janë përplasur për zhvillimet politike në vend. Sipas Matoshit, Kurti e nënçmoi Ibrahim Rugovën me shkrimin e tij, duke mos përmendur rolin shtetformues.

“Kurti nuk çmoi rolin shtetformues të Rugovës. Ai vetëm e quajti njeri të mirë e shqiptar të mirë”, tha Matoshi.

Pastaj ai tha se LDK’ja di të bëhet bashkë në momente vendimtare dhe se Kurti është dashur të vizitojë varrin e Rugovës në këtë kohë.

“LDK janë të panënshtrueshëm”, tha ai.

Këtu ndërhyri Gjinovci. Sipas tij, nuk bën t’i besohet gjithçka që thotë LDK’ja.

“Janë të nënshtrueshëm pasi e bën president Thacin që e akuzonin pa pushim për vrasje të pasluftës”, tha Gjinovci.

“Ata morën votën popullore vetëm pasi që e vendosën Vjosën si kandidate. Nuk mund të besoj se si një njeri si Agim Veliu, që është kryetar komune, po luan një rol kaq të madh. LDK ti po thua zotëri Matoshi, se janë parti e akademikë dhe kanë kuadra, ku janë ato kuadra?”