Haki Abazi tregon në detaje momentin si u sulmua nga Dardan Molliqaj

Ish- analisti politik tashmë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, është sqaruar në lidhje me përplasjet me Dardan Molliqajn nga PSD-ja gjatë një debate televiziv i cili përfundoi edhe me sulm.

Abazi në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”, ka thënë se përkundër që Molliqaj e ka mohuar një gjë të tillë, ka dëshmi të cilat i kanë kapur kamerat e sigurisë në ambientin ku është xhiruar intervista e po ashtu edhe personat që realizuan këtë debat televiziv.

Ai ndër të tjera ka treguar në detaje edhe momentin e sulmit.