Hahn porosi të qartë Kurtit: Taksa të hiqet sa më shpejtë, dialogu duhet të vazhdojë

Prishtina duhet ta heq taksën dhe të vazhdoj me dialogun.

 

Kjo është porosia e qartë që Kurti me gjasë do të duhet ta dëgjojë nga komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, shkruan lajmi.net.

Këto komente Hahn i bëri duke theksuar edhe përgatitjet e Joseph Borel për rinisjen e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Hahn thekson se kjo duhet të ndodhë shumë shpejtë.

“Shpresoj që kjo do të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse Joseph Borrel është i gatshëm të fillojë diskutimet substanciale për zgjidhjen finale mes dy vendeve”, ka thënë ai.

Kjo porosi siç duket shkon direkt në drejtim të liderit të VV-së, Albin Kurtit i cili fitoi zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Ai gjatë ditës së sotme madje pati diskutime me LDK-në lidhur me përgatitjet për krijimin e Qeverisë së re.