Gushti 2019 muaji i dytë më i nxehtë në 40 vjetët e fundit

Gushti i kaluar në Europë ishte muaji i dytë më i nxehtë në 40 vitet e fundit, pas atij të 2010, me 0,53 gradë Celsius më të lartë se mesatarja e periudhës 1981-2010, sipas ”Kopernikut”, programi satelitor europian i vëzhgimit të Tokës.

Ai shtoi se vera që po mbyllet është e katërta më e nxehtë në Evropë në 40 vitet e fundit.

Temperatura mesatare nga qershori deri në gusht ishte në të vërtetë 1,1 gradë Celsius më e lartë se mesatarja.

“Këtë vit vera ka regjistruar 1,1 gradë Celsius më shumë se mesatarja”, shpjegon Bernardo Gozzini, meteorolog i konsorciumit ”Lamma-Cnr”.

Sipas ekspertit duket se është urgjente përmbushja e Marrëveshjes së Parisit për Klimën, ku të respektohet kufiri maksimal i ngrohjes globale prej 1,5 gradë Celsius.