Grupi Kumanovës fton shqiptarët ta votojnë Blerim Rekën

Grupi Kumanova, kanë bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoninë Veriore që të votojnë Blerim Rekën, i nominuar për president të këtij shteti.

Përmes nje postimi në rrjetin social Facebook, ata konsiderojnë se vota pro Rekës tregon faktin se shqiptarët nuk janë vetëm 20 për qind.

Postimi i plotë i tyre.

VËLLËZER DHE MOTRA SHQIPËTARË

NË PERKRAHJE TË z. Prof. Dr BLERIM REKA

ME VOTEN TUAJ TREGONI SE NUK JEMI 20% ANONIM

QE 20 VITE SOT E KENI NJË MUNDËSI MA SHUM SE KENI NJË KANDIDAT SHQIPTARË
PËR PRESIDENT, DHE NUK JEMI VETEM VOTUES, POR JEMI EDHE TË VOTUAR QË DO TË THOTË SE JEMI SHTET FORMUES NË MAQEDONIN E VERIUT

Shqiptarët e ILIRIDËS duhet ta kuptojnë mir se vota është e shenjtë duhet ta kuptoni vota juaj vendos te ardhmen tuaj.
Shoqërija me të drejtë vote është autoriteti ma Kompetenë për ndyshimin e politikes.
Tash që 20 vjet luajnë me popullit shqiptar.
Duke pa gjendjen që 20 vite që u shkatërrua gjithqka, rendin, arsimin, gjykatat, shëndetësinë, ekonominë dhe gjdo vlerë e pasuri shtetërore të vendit.
Rinia po largohet nga vendi i keq Qeverisur për gjdo dit e më shumë, kriminaliteti po rritet (plaqkitjet, vrasjet etj),dhe gjdo dit e më shum po rritet edhe Anfabletizmi.
Vëllezër dhe Motra në Maqedoninë tashmë e quajtur e veriut, kuptojeni dhe vlersoni në maksimum voten tuaj
Ju ftojmë që i madh e i vogël të e përkrahni një kandidat shqiptar që ka dinjëtet, karakter,dije të pa kontestueshme dhe porsonalitet të respektueshëm.

Populli im i dashur duhet ta keni të qartë se Sllavo Maqedont nuk e votojnë një kandidat shqiptarët edhe pse ka disa shqipfolsa që japin premtime se këtë her sllavi do të jet besnik
Në këtë vend mund të bëhet mirë, e të ketë një fije shprese, nëse populli shqiptar do të dij të vlersojë bijtë dhe bijat të tij për intelektualitetin, atdhedashurinë që e posedojnë.

ZOTI E BEKOFTË POPULLIN SHQIPTATË

ME RESPEK LUFTARI I UÇK-së
FATMIR REÇICA LLUGAXHIA