Grupet punues të VV-së dhe LDK-së takohen në ora 13:00

Grupet punuese të LDK’së dhe Vetëvendosjes do të takohen sot në orën 13:00 në selinë e partisë që drejton Isa Mustafa.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Sekretariati për Media i VV’së.

“Takimi do të mbahet në orën 13:00”, kanë thënë.

Në këtë takim do të takohen grupet punuese. Nga partia e Kurtit do të jenë Albulena Haxhiu e Glauk Konjufca, ndërsa nga LDK’ja do të jenë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.

Këto takime mes dy partive po vazhdojnë si përpjekje për të harmonizuar programet partiake në rast të arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit, LVV ka dalë e para ndërsa LDK’ja e dyta. Kurti ka thënë se në rast se nuk arrihet koalicioni me partinë që drejton Isa Mustafa, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.