Gruevski sikur Millosheviq

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla ka deklaruar se vrasja e civilëve shqiptarë në Kumanovë tregon se kryeministri Gruevski në metodologji nuk dallon shumë nga ish-kryekrimineli serb, Sllobodan Millosheviq.

Ai i ka ftuar partitë shqiptare në Maqedoni që të bashkohen për ta rrëzuar regjimin aktual.

“Interesi i shqiptarëve është të qëndrojnë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, e jo të qëndrojnë në bashkëqeverisje me njerëz të cilët praktikojnë në qeverisjen e tyre dhunë kundër civilëve si ajo e Sllobodan Millosheviq në vitet e 90-ta” ka thënë Kulla, për Epoka e re.