Gruaja proteston e zhveshur para presidentit çek

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman derisa ishte duke u përgatitur të votonte në sot në zgjedhjet presidenciale, një grua e hoqi këmishën e saj dhe qëndroi e zhveshur përball tij, duke thirrur në gjuhën angleze “Zeman është lavire e Putinit”.

Gruaja doli nga turma e gazetarëve në një qendër votimi në Pragë, duke qëndruar për ballë presidentit Zeman, i cili ishte duke përgatitur dokumentin e identifikimit për të votuar.

Ajo ngriti duart lartë, duke treguar sloganin e shkruar në gjoksin e saj, para se anëtarët e sigurimit të presidentit ta rrëzonin atë në tokë.

Zeman u nxjerr shpejt nga salla e votimit dhe pastaj u kthye për të përfunduar votimin.

Një grup ndërkombëtar i femrave nga Ukraina, në një deklaratë në faqen e saj, tha se gruaja ishte Angelina Dias, shtetase e Ukrainës.

Qytetarët çek sot dhe nesër votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të vendi.