Grevë me mëdyshje dhe ndasi te punëtorët e arsimit dhe te ata të shëndetësisë

Punëtorët e Arsimit dhe ata të Shëndetësisë u futën dje në grevë.

Grevën dyorëshe në arsim e përfillën 1 mijë e 100 shkolla teksa atë e bojkotuan 15 sosh. Mëdyshje për grevën tetorëshe, madje refuzim të saj pati edhe në shëndetësi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Jo të gjitha klinikat e Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) i janë përgjigjur grevës së thirrur nga Federata e Shëndetësisë e Kosovës. Kirurgët, Sindikata e Mamive dhe e Infermierëve dolën kategorikisht kundër grevës së thirrur nga Federata.

Punëtorët e Arsimit dhe ata të Shëndetësisë u futën dje në grevë në shenjë pakënaqësie të pezullimit të Ligjit për Paga në Sektorin Publik nga Gjykata Kushtetuese. Grevën dyorëshe në arsim e përfillën 1 mijë e 100 shkolla teksa atë e bojkotuan 15 shkolla. Bojkot të grevës tetorëshe pati edhe në shëndetësi.

Jo të gjitha klinikat e Qendrës Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) i janë përgjigjur grevës së thirrur nga Federata e Shëndetësisë e Kosovës. Kirurgët dhe Sindikata e Mamive dhe e Infermierëve dolën kategorikisht kundër grevës së thirrur nga Federata. Në anën tjetër Policia e Kosovës vendosi të mos protestojë e as të mos grevojë deri në një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.