Grenell reagon ashpër, e quan lajm të rremë raportimin se SHBA-të ende përkrahin shkëmbimin e territoreve

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur lajm të rremë raportimin se shkëmbimi i territoreve është ende në tavolinë, dhe se kjo ide po promovohet nga i dërguari special, Richard Grenell.

Grenell në një postim në Twitter ka reaguar ashpër ndaj këtij shkrimi duke e quajtur lajm të rremë.

“Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni thirrur që të pyesni. Unë jam për atë çfarë palët pajtohen. Jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, e jo politik”, ka shkruar Grenell në Twitter