Grabitje e armatosur në Skenderaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt, kur dy persona të panjohur kanë kërkuar nga një taksist që t’i dërgoi deri në Vushtrri, ndërsa pasi kanë nisur rrugën të njëjtit i kanë grabitur atij 65 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me rastin dhe deri më tani nuk është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i grabitësve.

“Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitë policore menjëherë janë vënë në kërkim të personave të dyshuar, si dhe të mbledhjes së çdo informacioni në lidhshmëri me rastin e ‘grabitjes’”, ka deklaruar Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë Rajonale.

Ai ka thënë se është siguruar deklarata e viktimës për rrethanat e rastit si dhe përshkrimin e personave të dyshuar, për aç sa viktima ka mundur të paraqesë.

Policia me autorizim të prokurorit ka nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të veprës penale ‘grabitje me armë’./Gazeta Tribuna/