Gjykata Speciale nuk ndryshon asnjë nivel institucional (LIVE)

Gjykata Speciale nuk do të ndryshojë asnjë nivel të udhëheqjes institucionale sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica.

Sipas tij, kjo Gjykatë është e padrejtë dhe e dëmshme për Kosovën.

“Është një Gjykatë që miqtë tanë ndërkombëtarë kanë qenë dhe janë të vendosur që të fillojë,” shprehet Reçica në emisionin Kontakt në TribunaChannel.

Sipas tij, UÇK do të del ajo çfarë e njohin qytetarët e saj, “që ka luftuar vetëm kundër pushtetit serb”.

Në këtë intervistë, deputeti Reçica thotë se shkëmbim territoresh nuk mund të ketë.

Derisa flet për shqiptarët në Ballkani thotë se “po na mungon të kemi një bashkëpunim për vendimmarrje”. /GazetaTribuna/